Një i ri mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri sot në mesditë në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit.
Plagoset i riu nga Kukësi në Tiranë, pranë zonës së Astirit. Sipas policies, konflikti ka nisur pasi dy automjetet ishin përplasur me njëra-tjetrën, duke u kthyer për pak në tragjedi. Gentian Rrahmani u qëllua me një plumb në trup, ndërsa rezulton si person me probleme me drejtësinë.
Një 30 vjeçar nga Kukësi u plagos me pistoletë në Tiranë, pranë rrugës “Teodor Keko” në zonën e Unazës.
Këto pamje tregojnë kur dëshmitarët i japin ndihmën e parë pak çaste pasi ishte qëlluar Gentian Rrahmani.
Ky i fundit ka marrë një plumb në trup dhe është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit të Traumës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen, policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth të cilave mund të kenë fiksuar momentin e të shtënave.
I riu nga Kukësi është një emër i njohur për policinë. Rrahmani është shoqëruar disa herë nga blutë për vepra të ndryshme penale.
Shkak për ngjarjen dyshohen të jenë konfliktet i çastit me dy persoana të tjerë, pasi atomjetet e tyre u përfshinë në një aksident të lehtë. Fillimisht në sherr u përdorën sende të forta e më pas, njëri nga autorët e shpallur në kërkim qëlloi me një pistoletë që dyshohet se ishte me silensiator.
Pas konfliktit, policia thekson se i ka identifikuar autorët, ndërsa largimi i tyre nga skena e krimit u bë nëpërmjet pallateve të shumtë të zonës./abcnews.al