Shumë figura të famshme sfiluan për koleksionin e ri të Versaces në Milano, por të gjithë sytë ishin te Dua Lipa ndërsa bëri debutimin e saj në Javën e Modës. Këngëtarja shqiptare, jo vetëm që hapi dhe mbylli sfilatën si një modele e vërtetë, por debutoi gjithashtu me një transformim surprizë.
E veshur me një kostum seksi me prerje strategjike, Dua ra në sy dhe për flokët e gjata që i mbërrinin deri në fund shpinë. Xhaketën dhe fundin deri në gju, Dua e kishte kombinuar me një palë sandale platformë me majë katrore. Veshja mbante dhe disa kapëse si tipare dekorative dhe në formë vathësh, në të verdhë, portokalli dhe blu.
Lipa e mbylli shfaqjen e modës me një veshje rozë, me një të çarë të guximshme. Ajo është cilësuar si mishërimi i Gen-Z i shpirtit dinamik dhe energjisë gjallëruese të Versace, duke dhënë një moment mbresëlënës për javën e modës. Vogue e ka vlerësuar si mbretëreshën e pasarelave të këtij sezoni.
Megjithëse kjo shënon herën e parë që Lipa ecën në shfaqjen e modës, ajo është një muzë e vjetër e Versace, pasi shpeshherë ka zgjedhur markën e njohur për daljet e saj publike, përfshirë Grammy 2021, ku mbërriti me një fustan të tejdukshëm të zbukuruar me një flutur.
/abcnews.al