Bisedimet marrin rrjedhën e duhur, Juventus drejt rinovimit me një senator

schedule21:35 - 24 Shtator, 2021

schedule 21:35 - 24 Shtator, 2021

Të fundit janë orë shumë të nxehta dhe aktive për rinovimin e Paulo Dybala me Juventusin. Zgjatja e kontratës duket çdo ditë e më pranë.

Pasi Pavel Nedved paralajmëroi zhvillime pozitive për këtë çështje të tjera lajmë vijnë nga Italia dhe i raporton Sky Sport. Mësohet se sot është kryer një bisedë telefonike me palën e lojtarit.

 

Nesër do të ketë edhe një tjetër bisedë dhe javën e ardhshme palët do takohen fizikisht për të biseduar detajet e fundit e për të vënë marrëveshjen në letër.

Gazetta dello Sport raportoi pak ditë më parë se Dybala do rinovojë me një pagë prej 8 milionë eurosh të garantuara, plus një tjetër shumë e konsiderueshme bonusesh. në varësi të paraqitjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!