Një natë më parë “mbreti” i Instagramit Kozak Braçi është marrë peng nga disa persona.
Autorët dyshohet se kanë lidhje me një tjetër personazh të njohur me Fabio Dushkun, i cili ndodhet në një burg të Athinës.
Ndërkohë në një video të publikuar në dhjetor të 2020 duket se mes dy të rinjve miq me njëri-tjetrin ka qenë hapur një konflikt dhe ky i fundit ofronte 5 mijë euro për të rrahur Kozak.
LEXO EDHE: VIDEO/ Rrëmbimi i Kozakut dhe roli i Fabio Dushkut: A do të ndërhyjë “Stresi” për të shuar gjakrat?
“Mi jep disa që tu jap 5 mijë euro që të rrahin Kozak. Kur tha 5 mijë euro thash për çfarë për të vra Kozak? Me të dhënë dy grushta dhe me të thyr një këmbë. Unë të kisha kap me sekonda unë, por nuk e bëja. Unë do të isha shofer në atentat”, thotë në video Klevioni një nga miqtë e Kozak.
https://www.youtube.com/watch?v=wxrKaPj30UM
Pjesë nga dialogu:
Djali në video: A të kam fol unë ty në privat, të kisha hap luftë pra.
Kozak: Hë njëherë vazhdoje,
Djali: Fabio i kishte thënë Arkimedit më ka mërzit Kozak, se ka dalë live me atë çunin dhe ai cuni e kishte sha te live i Kozak. Arkimedin e kanë marrë disa njerëz të ty, se ti je. Çfarë ishe ti?
Kozak: Nëpërkë
Djali: Ti nënvlerëzoke Fabion
Kozak: Asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar njerëzit ai që s’ta pret mendja ta bën të keqen. Unë stresin e kam Vlla
Djali: Ai të puth dhe pas tre ditëve pir problemi është se do të rrahi. Doli Arkimedi jashtë
Kozak: Mua nuk më gjuan Stresi.
Djali: Fola me Fabion, ishte i mërzit dhe më tha detaje, i thash nuk është Kozak. Ai më ka kap ngushtë dhe e dua dhe kam dëgjuar mirë për të dhe kam fol me net të gjëra dhe kam dëgjuar historitë e tij. për momentin hyn te gangot e burgjeve në të gjithë botën. Nuk gjen dot si Fabio, janë me koka. /abcnews.al