Është bllokuar për rreth 30 minuta aksi nacional Elbasan- Librazhd, për pasojë u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave speciale Shqiponja për të rinisur qarkullimi.
Shkak u bë bllokimi i urës në anë të djathtë të aksit nga njësia mbrojtëse e autoritetit rrugor për arsye sigurie. Kjo urë për më shumë se 30 vitesh ka shërbyer si rrugë lidhëse për banorët e lagjes “ Emin Matraxhiu” me qytetin e Elbasanit.
Banorët bllokuan rrugën pa një lajmërim në polici ,pasi sipas tyre edhe ata nuk u njoftuan nga autoritet për bllokimin. Ata u shprehen se nuk janë kundër rritjes se masave të sigurisë por të krijohen nënkalime, pasi për t’u lidhur me Elbasanin apo dërguar fëmijët në shkollë u duhet të përshkojnë më shumë se 4 km.
Rruga u zhbllokua me ndërhyrjen e policisë. /abcnews.al/