Krimi në Greqi, flet ish-partnerja e autorit: Në vendin e viktimës mund të isha unë, si u torturova katër muaj

schedule23:46 - 23 Shtator, 2021

schedule 23:46 - 23 Shtator, 2021

Ish-partnerja e 40-vjeçarit grek që një ditë më parë vrau të ish të dashurën dhe më pas veten ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo tha se autori ishte një person i dhunshëm që donte të kishte çdo gjë nën kontroll.

“Unë mund të isha në vendin e saj. Që në momentin kur dëgjova për incidentin e rëndë që kishte ndodhur mendova se ishte ai. Ndalova në mes të rrugës dhe i thashë vetes, ky është ai. Të gjithë e dinin për sjelljen e tij dhe zgjodhën të heshtin”, deklaroi ajo.

“Ne ishim bashkë për rreth katër muaj. Ai ishte posesiv dhe shumë xheloz. Në fillim m’u prezantua si një zotëri, kujdesej për mua derisa fitoi besimin e tij. Me problemet e tij të jetës ai më bëri të ndjej keqardhje për të dhe sapo më kishte bërë për vete nisi të nxirrte në pah karakterin e tij të vërtetë”, shprehet ajo mes të tjerash.

Ish-partnerja e burrit vrasës tregon se ai ishte poseviv deri në ekstrem.

“Ai donte të kishte nën kontroll rrobat e mia, miqtë e mi, çdo dalje timen. Çfarëdo që ishte përtej tij, ai mendoi se po merrte kohë prej tij. Ai donte që ne të jetonim shpejt së bashku, të njihnim shpejt familjet tona, ai e mori shumë seriozisht, shumë shpejt. Unë pashë shenja të çuditshme të cilat i anashkalova, por këto ishin serioze dhe pashë se nuk ka asnjë mënyrë që kjo marrëdhënie të shkojë”.

Gjërat u përkeqësuan akoma më shumë në muajin e tretë të lidhjes, tregon e reja greke.

“Pas tre muajsh lidhje ai më goditi dhe më mori celularin. Ai instaloi një aplikacion me të cilin dëgjonte gjithçka dhe kishte qasje në të dhënat e mia personale të asaj kohe dhe madje edhe më herët. Një natë ndërsa ishim në shtëpi ai më goditi. Dola nga shtëpia, që të mos na dëgjonin, hipa në makinën time. Ai më ndoqi me të tijën, shkova në Polici, e padita, shkova në spital, ata më ekzaminuan. 

Pastaj tha se i vinte keq, po më lutej, po vinte nga puna ime çdo ditë, po më shqetësonte me telefonata, po më dërgonte lule, po përpiqej të më tregonte se ishte gabim, nuk do të ndodhë më dhe do t’i jap “një shans” . Kur e kuptoi që nuk do kthehesha filloi të më shantazhonte me disa nga të dhënat e mia personale, së pari për të tërhequr padinë. Kjo është arsyeja pse ai erdhi në punën time, teksa unë punoja dhe më kërcënoi se nëse nuk e tërheq padinë, do të më bënte keq”. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!