Edhe pse dukej se Chelsea nuk do ta linte Jules Kounde, nevojat e Tuchel dhe refuzimi i Sevillas për të ulur pretendimet e tyre për qendërmbrojtësin francez kanë bërë që “Blutë” të kërkojnë një alternativë për prapavijën.
Sipas TodoFichajes, tani në Stamfrod Bridge ka humbur emri i mbrojtësit te Sevillas dhe bordi kontaktuar Mino Raiola për të provuar për të nënshktuar me De Ligt sa më shpejt të jetë e mundur, pasi holandezi dëshiron të largohet nga Torino dhe është në kërkim të një projekti fitues.
Kampioni aktual evropian ka synime të larta në Premier League dhe gjithashtu në Ligën e Kampionëve, ndërsa skuadra e Allegrit duket shumë larg. De Ligt gjithashtu ka një ofertë nga Barcelona, por tani opsioni më i mirë është bashkimi me ekipin e Londrës, ku ai gjithashtu do të sigurojë një pagë më të mirë dhe projekt më të konsoliduar.
Edhe pse holandezi do të ketë një kosto më të madhe se Kounde, ata e konsideronë të mundur nënshkrimin me të për 120 milion euro, klauzola e mbrojtësit në rast largimi verën e ardhshme./abcnews.al/