Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Drift” në Lezhë, video në rrjetet sociale “merr në qafë” dy të rinjtë, gjobiten e u bllokohen makinat

schedule08:31 - 23 Shtator, 2021

schedule 08:31 - 23 Shtator, 2021

Dy të rinj në Lezhë janë vënë nën hetim nga policia e Lezhës për shkak se akuzohen se bënin drift me makinat e tyre. K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë, akuzohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Dy shoferët kryenin manovra të rrezikshme në “Rrethrrotullimin e Katedrales”. Video e tyre u shpërnda në rrjetet sociale dhe për pasojë policia bëri të mundur ndalimin e tyre. Sipas policisë dy të rinjve u janë bllokuar makinat si dhe u është vendosur nga 40 mijë lekë gjobë.



Njoftimi i policisë:

Bënin drift me makina në mes të qytetit dhe më pas postonin video në rrjete sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Lezhës identifikon dhe procedon penalisht 2 drejtuesit e automjeteve.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në “Rrethrrotullimin e Katedrales”, Lezhë, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!