Piratë informatikë kanë vjedhur të dhëna nga një faqe interneti e Ministrisë së Jashtme franceze, që u vjen në ndihmë qytetarëve që udhëtojnë nëpër botë. Depërtimi i hakerave ka ngritur pyetje për sigurinë e sistemit kibernetik të qeverisë franceze, e cila është përpjekur të qetësojë qytetarët duke thënë se informacioni i vjedhur nuk është i rëndësishëm dhe se ueb sajti është i sigurt për t’u përdorur.
“Të dhënat e vjedhura mund të keqpërdoren, por ato mund të kenë vetëm një efekt të kufizuar pasi informacioni i kompromentuar nuk përfshin detaje financiare apo mbi destinacionet e udhëtarëve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme.
Faqja e internetit, e quajtur “Arian”, u krijua në vitin 2010 për t’u mundësuar qytetarëve francezë marrjen e informacioneve mbi sigurinë e vendeve ku udhëtojnë. Paraprakisht, autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë origjinën e sulmit informatik./abcnews.al



