Samiti në BE do i dërgojë Prishtinës mesazh të qartë për heqjen e taksës

schedule13:55 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 13:55 - 13 Dhjetor, 2018

Mediat serbe raportojnë duke u bazuar dhe në burime në Bruksel, se në samitin e të enjtes ku do të jenë të pranishëm krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, do të diskutohet për dialogun Prishtinë-Beograd.

Një nga temat kryesore të bisedimeve në samitin e të enjtes në Bruksel do të jetë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Kështu raportojnë mediat serbe, të cilat citojnë burime brenda Këshillit Europian. Krerë shteti dhe qeverie të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, pas kërkesës së Qipros, në ditën e parë të samitit në Bruksel do të diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe taksën e vendosur nga Prishtina për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Sipas burimeve të Tanjug-ut serb në Këshillin e Europës, në Bruksel mendojnë se taksa prej 100 për qind e vendosur nga Prishtina, komplikon situatën dhe nuk shërben për zgjidhjen e problemeve. Madje aty theksohet se kjo nuk është as në dëshirën e vet popullit të Kosovës, si dhe përbën shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s. Po sipas mediave serbe, në Bruksel bëhet apel që kjo taksë të hiqet.

Në  të njëjtën kohë Kroacia kërkon që temë tjetër diskutimi të jetë dhe situara pas zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë, por dhe implementimi i marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit. Dhe pse do të diskutohet shumë për Ballkanin Perëndimor, në përfundim  të samitit nuk do të merret asnjë vendim. Kjo sepse një nga çështjet kryesore për liderët e Bashkimti Europian mbetet marrëveshja për Brexit me Londrën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!