Protesta, Lleshaj: Nuk ka procedim penal ndaj pedagogëve apo studentëve

schedule12:03 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 12:03 - 13 Dhjetor, 2018

Ministri i Brenshëm, Sandër Lleshaj, ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë të proceduar penalisht nga protesta e studentëve. Lleshaj theksoi se kjo është lehtësisht e vërtetueshme pranë organeve të prokurorisë. Ai tha gjithashtu se ka filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm.

“Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit.

Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës.

Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit.

Sigurisht që pas këtij konstatimi kam filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm, i cili mori vëmendje të madhe publike dhe ngatërroi shumëçka”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!