Florian Wirtz është ylli i madh i futbollit gjerman momentalisht dhe në moshën 18 vjeçare ai është bërë lideri i Bayern Leverkusen. Lojtari pritet të tejkalojë rekordet e Kai Havertz dhe gjysmae Evropës po mendon për të.
Sic mund të pritej, është pikërisht Bayern Munich që është më i interesuar për transferimin e tij. Ekipi gjerman karakterizoher gjithmonë nga rekrutimi i bashkëatdhetarëve të tyre dhe ata duan të shpejtojnë operacionin në mënyrë që mos përsëritet e njëjta situatë si më Havertz.
U raportua se lojtari ka një klauzolë lirimi në kontratë që do të hynte në fuqi në verën e vitit 2023, por në fund doli se ishte një marrëveshje e thjeshtë verbale.
Realiteti i vetëm është se Leverkusen e vlerëson kartonin e këtij të riu me 100 milion euro, një shifër që duhet të pagujë Mynihu nësë dëshiron të kapë “xhevahirin” e ri gjerman. /abcnews.al/