SHBA dhe Kina plane të veçanta për të luftuar ndryshimet klimatike

schedule15:56 - 22 Shtator, 2021

schedule 15:56 - 22 Shtator, 2021

Presidenti kinez Xi Jinping tha se vendi i tij nuk do të financojë më termocentrale me qymyr jashtë vendit, duke befasuar botën në raport me këtë çështje për të dytin vit me radhë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Njoftimi vjen disa orë pasi Presidenti amerikan Joe Biden bëri të ditur një plan për të dyfishuar ndihmën financiare për vendet më të varfra, në 11.4 miliardë dollarë deri në vitin 2024, në mënyrë që ato të kalojnë tek energjia e pastër, e të përballojnë ndikimet negative të ngrohjes globale. Kjo i çon vendet e pasura pranë arritjes së objektivit të premtuar prej kohësh, por të parealizuar, prej 100 miliardë dollarësh në vit, ndihmë për vendet në zhvillim.

Ky është një moment absolutisht kritik“, thotë Xinyue Ma, një ekspert në Qendrën e Politikave Globale të Zhvillimit në Universitetin e Bostonit.

Ekspertët i shohin këto si zhvillimeve të rëndësishme përpara në bisedime mbi çështje të klimës që mbahen në Glasgou të Skocisë pas më pak se gjashtë javësh.

Sot ishte një ditë vërtet e mirë për botën“, i tha Nënpresidentja Kamala Harris Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, i cili drejton negociatat e ardhshme mbi klimën.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, i cili ka kërkuar me force këtë javë që të bëhen përpjekje më të mëdha për të frenuar ndryshimet klimatike, i quajti dy planet lajme të mirëpritura, por tha se “kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë” për ta bërë takimin e në Glasgou të suksesshëm.

Në varësi të asaj se kur hyn në fuqi politika e re mbi qymyrit në Kinë, ajo mund të mbyllë 47 termocentrale të planifikuara të ndërtohen në 20 vende në zhvillim.

Është një punë e madhe. Kina ishte financuesi i vetëm i rëndësishëm i qymyrit jashtë shtetit. Ky njoftim në thelb i jep fund çdo mbështetje publike për qymyrin globalisht“, thotë Joana Lewis, një eksperte për Kinën, energjinë dhe klimën në Universitetin Georgetown. “Ky është një njoftim që pritej nga shumë vetë”.

Nga viti 2013 deri në vitin 2019, të dhënat tregojnë se Kina po financonte 13% të kapacitetit të energjisë me qymyr jashtë vendit-“financuesi më i madh publik”, thotë Kevin Gallagher, i cili drejton qendrën për Politika Globale në Universitetit të Bostonit. Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan në fillim të këtij viti se po hiqnin dorë nga biznesi i financimit të qymyrit.

Me të tre vendet që tërhiqen nga financimi i termocentraleve me qymyr jashtë vendit kjo dërgon një sinjal për ekonominë globale.

Por ndërsa ky është një hap i madh, kjo nuk do të thotë se është një këmbanë alarmi për vdekjen e industrisë së qymyrit thotë Byford Tsang, ekspert në institutin E3G, që trajton çështje të klimës. Kjo sepse siç thotë ai Kina vitin e kaluar shtoi po aq projekte të reja me qymyr në vend sa kishte anuluar potencialisht jashtë vendit.

Duke filluar në 2009 dhe më pas falë një “marrëveshjeje të madhe” në 2015 në Paris, vendet e pasura premtuan 100 miliardë dollarë në vit ndihmë financiare për kombet e varfra për të bërë kalimin nga përdorimi i lëndëve djegëse ndotëse tek ato të pastra, thotë Joe Thwaites, ekspert në Institutit e Burimeve Botërore.

Por që nga viti 2019, vendet e pasura siguronin vetëm 80 miliardë dollarë në vit, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Pra kur vendet e pasura si Shtetet e Bashkuara u kërkonin vendeve të varfërve të bënin më shumë: “kjo u jep atyre mundësinë të kundërpërgjigjen”, thotë zoti: “edhe ju keni marrë zotime që nuk i keni përmbushur”.

Në prill, administrata Biden njoftoi se do të dyfishonte ndihmën e ofruar gjatë administratës Obama nga 2.85 miliardë dollarë në vit në 5.7 miliardë dollarë. Të martën ai njoftoi se shpreson ta dyfishojë atë në 11.4 miliardë dollarë në vit duke filluar në 2024, por ky vendim kërkon miratimin e Kongresit.

Bashkimi Evropian ka dhënë 24.5 miliardë dollarë në vit ndërsa Komisioni Evropian e ka rritur atë në më shumë se 4.7 miliardë dollarë gjatë shtatë viteve. “Evropianët po bëjnë shumë më tepër dhe amerikanët kanë mbetur pas”, thotë zoti Thwaites.

Ai shton se sipas disa studimeve bazuar tek ekonomia amerikane, popullsia dhe ndotja e shkaktuar nga gazi karbonik, SHBA i takon të kontribuojë 40% deri në 47% të fondit prej 100 miliardë dollarësh./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!