Është shkarkuar nga detyra prokurori Dritan Gina. Ka qenë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që ka shkarkuar nga detyra Drtian Ginan për shkak se ka gjetur probleme tek pasuria e tij.
Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar edhe gruan e Dritan Ginës, Rovena Gashin. Raportohet se në sallën ku KPK mori vendimin ka pasur edhe një debat mes Ginës dhe trupës gjykuese pas vendimit për ta shkakruar. Seanca është zhvilluar pa praninë e tij, ndërsa ky i fundit ka tentuar që të hyjë me forcë në mbledhjen e KPK. Kanë qenë punonjësit e gardës të cilët kanë ndaluar hyrjen e Ginas në sallën e KPK.
Kujtojmë se Dritan Gina është akuzuar si gjobëvënës dhe është hetuar nga SHISH për korrupsion. Ndërkohë Vettingu ka shkarkuar Dritan Ginan pas 8 seancave në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. /abcnews.al/