Rasti i vrasjes së një 20-vjeçari të shtunën e kaluar në një pikë karburanti në Gjermani ka shkaktuar reagime të shumta në vend. I riu u vra me gjakftohtësi nga një klient, pasi ky i fundit refuzoi të mbante maskë kundër COVID.
Autori ishte një 49-vjeçar nga i cili i tha policisë se nuk i respektonte masat kufizuese. Ai është lënë në burg deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.
Punonjësi i karburantit, ishte student dhe punonte gjatë kohës së studimeve. Ai kishte refuzuar t’i shërbente klientit i cili nuk kishte maskë. I mërzitur ai u largua duke lënë birrat në banak dhe u kthye gjysmë ore më vonë me maskë , të cilën e hoqi për të provokuar të riun.
Në momentin kur ai i tha të vinte maskën, klienti nxori një pistoletë nga xhepi i tij duke e lënë të vdekur në vend. Autori i tha policisë se ndihej i ndrydhur nga masat që lidheshin me pandeminë duke i cilësuar si sulm ndaj të drejtave të tij. m.v/abcnews.al