“Ringjallet” filmi Vdekja e Kalit, 30 vite pas premierës së parë, shfaqet i restauruar për publikun

schedule16:12 - 21 Shtator, 2021

schedule 16:12 - 21 Shtator, 2021

Nga Leontina Nika

Vdekja e kalit drama e  parë shqiptare  pas rënies së komunizmit.

“Vdekja e Kalit” drama e parë filmike pas rënies së diktaturës  rishfaqet 30 vite pas , tashmë i restauruar, me cilësi të re të figurës por edhe zërit nga Arkivi i Filmit.

Protagonistët nuk fshehin emocionet e ringjalljes së filmit.

Regjisori Saimir Kumbaro, kujton problemet e shumta të filmit për shkak të buxheteve të ulta.

Timo Flloko, e cilëson rol të veçantë atë të Agron Kurtit.

Vdekja e kalit shkak i problemeve teknike, nuk u mundësua vite më parë që të marr pjesë në festivalin e Canës, kujton Flloko.

Rajmonda Bulku, në këtë premierë, kujton porosinë e kritikëve të huaj  për ruajtjen e autenticitetit në kinemanë shqiptare.

Filmi realizuar në vitin 1992 mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, skenar të Nexhati Tafës she syrin e drejtorit të fotografisë Bardhyl Martiniani. Me interpretim Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri.

Tashmë “Vdekja e kalit “mund të ketë një jetë të re ne festivalet e filmit në retrospektiv./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!