Ramon Abbas, i njohur me emrin Hushpuppi numëron plot 2.5 milionë ndjekës në Instagram. Pavarësisht imazhit të krijuar, ai konsiderohet nga FBI si një nga mashtruesit më profil më të lartë në botë. Abbas është dënuar nga gjykata me 20 vite burgim, pasi u shpall fajtor për pastrim parash.
Sipas BBC, influencuesi akuzohet për krime kibernetike, që i kanë kushtuar miliona dollarë personave që kanë rënë pre e mashtrimeve të tij.
Hushpuppi dyshohet se ka operuar me emaile biznesi ose skema BEC, duke hakuar email-et e korporatave dhe duke mashtruar stafin për të kryer transfertat e parave. Ai është akuzuar gjithashtu në komplotin e pastrimit të miliona dollarëve të vjedhura.
Abbas dhe disa persona të tjerë akuzohen gjithashtu se kanë ndërhyrë në të dhëna kompjuterike, duke u përpjekur për të vjedhur 100 milion nga një klub anglez, sipas njoftimit të departamentit të policisë. Klubi i Premier League nuk ka bërë asnjë ankesë penale.