Protestë në Shkodër dhe Lushnjë për çmimin e naftës dhe taksat

schedule17:38 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 17:38 - 12 Dhjetor, 2018

Qytetarët shkodranë të mbështetur nga dega e PD në këtë qytet bllokuan për disa minuta hyrjen kryesore të Shkodrës.

Protestuesit kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe uljen e  papunësisë. Ata u shprehën në mbështetje të studentëve në Tiranë.

Edhe në Lushnjë banorët bllokuan për rreth 30 minuta rrethrrotullimin e Plukut. Kërkesat e tyre janë të njëjta me të Shkodrës, jetesë më e mirë, rritje e pagave, dhe taksa më të ulëta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!