Raffaella Fico, njëra nga konkurrentet e programit “Della Casa del Grande Fratello Vip”, foli për dashurinë e saj për Mario Balotellin, me të cilin ajo kishte një fëmijë të cilin sulmuesi fillimisht nuk e donte.
“Ai ishte një dashuri gjithëpërfshirëse. Unë kam pasur histori të tjera pas tij por kurrë nuk i jam dhënë vetes siç i jam dhënë atij dhe nuk kam qenë kurrë e dashuruar me këta njerëz siç kam qenë me të – tha ajo e cila më pas shtoi se pas disa vështirësish tani marrëdhënia mes tyre është e shkëlqyer – U deshën disa vjet, ne u sqaruam dhe ai gjithashtu kërkoi falje duke thënë se e dinte dëmin që më bëri. Unë e dua atë si një vëlla”. /abcnews.al/