Barcelona është ndalur sërish në LaLiga, pas një ndeshje që u duk se po shkonte akoma më keq për katalanasit. Skuadra e Ronald Koeman barazoi 1-1 me Granadan në “Camp Nou”.
Ndeshja nisi si mos më keq për vendasit, që pësuan gol në minutën e dytë. Domingo Duarte tundi rrjetën për Granadan në minutën e 2-të.
Pas golit të pësuar, çdo foli për Barcelonën, që dominoi dhe provoi portën, por qe e vështirë për të çarë mbrojtjen përballë. Kjo ndodhi deri në minutën e 90.
Ronald Araujo, i asistuar nga talenti Gavi, tundi rrjetën dhe shpëtoi Barcelonën nga një turp akoma më i madh, duke barazuar 1-1. Barcelona numëron 8 pikë pas 4 ndeshjesh. /abcnews.al