Mesfushori i Barcelonës, Philippe Cutinho, është rikthyer në fushën në mesjavën e kaluar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich, pas nëntë muajsh mungesë shkaku i një lëndimi.
Drejtuesit e klubit spanjoll raportohet se do t’i japin edhe një mundësi mesfushorit brazilian që të tregojë aftësitë e tij në “Camp Nou”.
Klubi ka bërë me dije Coutinhos se do të mbetet vetëm në rast se arrin të përmbushë pritshmëritë me paraqitjet e tij.
Coutinho është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018 kur u transferua nga Liveprooli për 135 milionë euro. /abcnews.al/