Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj në Greqi kanë humbur jetën nga covid 33 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 305 raste të reja nga 153 908 testime.
Ndërkaq në orët e fundit në spital janë shtruar 192 qytetarë dhe vijojnë të jenë në intubim 348 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve është 630,784 (ndryshim ditor + 0.2%), nga të cilët 51.0% janë meshkuj.
Ndërkohë numri i viktimave nga Covid në Greqi ka shkuar në 14,466 vdekje./abcnews.al


