Sipas ESPN, Roberto Martinez është opsioni i preferuar i Barcelonës për të marrë drejtimin e ekipit. Jordi Cruyff, këshilltari sportiv i klubit, është një mbështetës i fortë i trajnerit katalanas dhe po ndikon në bord për të zgjedhur njeriun e duhur.
Martinez është konfirmuar nga puna e tij në Premier League dhe kombëtarja belge, një rezyme më se e mjaftueshme për të marrë frenat e anijes blaugrana.
Trajneri përfundon kontratën e tij pas Kupës së Botës. Nga Barcelona ata e dinë se Koeman nuk e ka rrugën e gjatë dhe do të tentojnë ta bindin Martinez para Katar 2022. /abcnews.al/