Armand Shkullaku është surprizuar sot në studion e “Rudina”, nga kolegët e tij gazetarë më të cilët ka punuar në ABC News.
Ishin gazetarët Juli Xhokaxhi, Alma Çupi, Mirela Milori, Eni Shehu, Mimoza Koçiu, të cilët rrëfyen marrëdhënien me Shkullakun si epror i tyre.
Ata nxorën në pah aftësitë e tij drejtuese. Sipas tyre është ai është drejtues që nuk të jep zgjidhje, por të nxit mendimin për ta çuar vetë punën deri në fund.
Ndërsa Koçiu pyeti përmes mesazhit të saj nëse do të ketë një rikthim në ABC News të Shkullakut, pyetje së cilës ai iu përgjigj:
“Për momentin unë i them Mozës që përgjigja është negative”, tha Shkullaku. /tvklan.al