Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal për skandalin me tenderin e lotit të parë të Unanzës së Madhe dhe po heton për tre krime. Ndërsa hetimet nxjerrin në dritë të tjerë emra që dyshohet se janë përfshirë në skandalin e falsifikimit të dokumentave të kompanisë Danuell Haberman.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për skandalin e tenderit të lotit të parë të Unazës së Madhe të Tiranës.
Hetimi është duke u kryer për veprat penale të shpërdorimin të detyres, shkeljen e barazisë në tendera dhe falsifikim dokumetash.
Veprimi i parë parë që po kryen prokuroria është sekuestrimi i të gjithë procedurës së tenderimit ndjekur nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Enegjitikës dhe Infrastrukturës për këtë rast. Për llogari të këtij procedimi janë dërguar dy shkresa drejt ketyre dy institucione ku kërkohet vënia në dispozicion të hetuesve i gjithë materialit që disponohet për projektin 18 milionë eurosh.
Burime nga grupi hetimor thone për TV Klan se nuk perjashtohet marrja në pyetje e zyrtareve të cilët kanë kaluar nëpër duart procedurat e tenderimit. Do të verifikohen të gjitha veprimet e këshillit teknik pranë ARRSH i cili ka miratuar projektin dhe më pas ato komisioni i vleresimit të ofertave që pranuar oferten prej 18 milionë euro të kompanisë “DH Albania”. Prokuroria do të sekuestrojë edhe materialet që kjo kompani ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në të dhenat që “DH Albania” ka dorëzuar bilance për vitin 2015, 2016 dhe 2017, thuhet se ka qarkulluar qindra milionë dollarë, por dyshohet se edhe këto bilance janë të falsifikuara, pasi kompania rezulton e regjistruar vetëm në qershor të vitit 2018, pak para se të fitonte tenderin.
E falsifikuar rezulton edhe data e regjistrimit si dhe një certifikatë e sekretarit të shtetit në Delawer të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, sipas të cilës kjo kompani nuk ka detyrime fiskale. Hetim për këtë rast ka nisur dhe prokuroria amerikane, ku ne SHBA ky fakt përbën një krim federal. Dyshimet për falsifikimin e firmës të sekretarit të shtetit të Delaware pritet të përfshijë edhe nje kompani tjeter veç Danwell. Bilancet e falsifikuara te viteve 2015, 2016, 2017 jane firmosur nga Chris Dunwell në cilësinë e Shefit të Zyrës së Financës te kompanise Dunwell Haberman, jane çertifikuar nga një tjetër firmë auditimi me emrin “William Vogel and Company” dhe janë vulosur nga noteri publik i njësisë New Castel të shtetit të Delaware, Clay Robertson.
Të gjithë këto emra tashmë duhet të verifikohen nëse kanë bashkëpunuar me njëri – tjetrin dhe kanë qënë pjesë e planit të mashtrimit, apo pronari i panjohur i kompanisë offshore “Dunwell Haberman” ka fallsifikuar edhe firmat e tyre. Vetë noterja Xhevahire Brahaj ka firmosur dhe vulosur si orgjinale dokumentacionin e paraqitur nga 26 vjeçari Avdiol Dobi, perfaqesues ligjor i DH Albania, të përkthyer nga Shenda Kruja, për të cilën, burime nga prokuroria thonë se nuk ka pasur të drejtë të kryejë përkthimin, pasi nuk është në listën e përkthyesve ligjorë të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë rast, ligjërisht as noterja nuk duhet ta kishte pranuar përkthimin dhe për këtë arsye prokurorët dyshojnë se edhe pas përkthimit fshihen manipulime. Që të fitosh një tender me ligjin e prokurimit publik në Shqipëri, duhet që kompania të ketë minimalisht ekspereincë prej 3 vitesh në treg dhe po ashtu duhet të vërtetojë se situata financiare e saj nuk është në faliment./abcnews.al