Ambasada e SHBA ndan mesazhin e rëndësishëm të Blinken: Angazhimi ynë është i fortë

schedule10:19 - 15 Shtator, 2021

schedule 10:19 - 15 Shtator, 2021

Ambasada Amerikane në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ka reaguar përmes një mesazhi të dhënë nga sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Blinken në mesazhin e tij se ato vijojnë përpjekjet për një botë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Sekretari Blinken thekson se SHBA është e vendosur të mbrojë demokracinë dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të garantoja stabilitet në gjithë botën.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve“, shkruan ambasada në Facebook. /abcnews.al