Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, zbulon gjininë dhe emrin e veçantë të bebit

schedule20:16 - 14 Shtator, 2021

schedule 20:16 - 14 Shtator, 2021

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj dhe multimilioneri iranian, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy vajzash, çifti janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Shá Yosef.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me ët birin e porsalindur në krahë në spital.

Ajo shprehet shumë e emocionuar dhe thotë se zemra e saj tashmë është e mbushur.

Djali im është këtu

Shá Yosef Nazarian

Zemra ime është e mbushur

Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një.

Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj.
Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Kujtojmë që çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në maj të 2015-s, në një ceremoni luksoze në Meksikë./abcnews.al