Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Handanovic: Kritikat nuk më prekin, të bëjmë mirë me Realin

schedule12:22 - 14 Shtator, 2021

schedule 12:22 - 14 Shtator, 2021

Një ndeshje e rëndësishme, sigurisht jo vendimtare. Ajo ndaj Realit mund të përcaktohet si një tregues për “zikaltërit”, pasi  do të kuptohet se çfarë roli do të ketë skuadra këtë sezon në Evropë.

Qëllimi dihet, të kalojë fazën e grupeve, pasi në tre sezonet e fundit nuk ia ka arritur, e kjo është kthyer në një mision për Simone Inzaghin dhe një ambicie për ata që kanë pësuar zhgënjime të mëparshme. Ndër keta të fundit është sigurisht  kapiteni Handanovic, një nga lojtarët në qendër të vëmendjes së kritikëve dhe tifozëve në këtë fillim sezoni.

“Kritikat nuk më prekin mua. Kam dëgjuar aq shumë gjëra sipërfaqësore saqë nuk i kushtoj vëmendje. Tani le të mendojmë për Ligën e Kampionëve. Ajo që ka ndodhur në të kaluarën duhet të jetë stimul. Ky Inter, në krahasim me ato të mëparshëm, ka më shumë përvojë, është më i ndërgjegjshëm dhe më i vendosur. E shkuara është e shkuar. Të mendojmë për ndeshjen e nesërme,” shprehet kapiteni i Interit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!