“Mbrojtja transmetohet tek fëmijët”, mjeku shpjegon pse gratë shtatzëna duhet të vaksinohen

schedule08:30 - 14 Shtator, 2021

schedule 08:30 - 14 Shtator, 2021

Mjeku shqiptar Kita Sallabanda Diaz gjatë një lidhje me Skype nga Spanja, shpjegoi mes të tjerash gjatë intervistës për “Abc-ja e mëngjesit” se përse gratë shtatzëna duhet të vaksinohen. Ai tha se janë kryer studime të cilat kanë treguar se nënat kanë transmetuar mbrojtje tek foshnjat pas lindjes, por dhe gjatë gjidhënies.

“Janë bërë studime për nënat shtatzënë që kanë bërë vaksinën dhe është parë që pasi kanë lindur, fëmijët kanë pasur mbrojtjen që i është transmetuar nëpërmjet gjakut dhe placentës. Janë pasur elemente të mbrojtjes dhe tek fëmijët që janë akoma duke marrë qumështin e nënës. Është vërtetuar se nëpërmjet qumështit që pinë, nënat kanë transmetuar përsëri mbrojtjen tek fëmijët.

Nuk ka asnjë argument shkencor që njoh, që të vërtetojë që këta fëmijë në të ardhmen do të kenë probleme. Të gjithë duhet të jemi të mbrojtur nga Covid-19.”, tha Kita. Për sa i përket vaksinimit të fëmijëve mjeku u shpreh se nuk do të rekomandonte marrjen e vaksinës nën moshën 12 vjeç për shkak se nuk ka studime.

“Pfizer ka bërë studime deri në 12 vjeç për të parë se çfarë ndodh në këtë moshë, Për këtë nuk ka studime që rekomandon vaksinën nën 12 vjeç. Por ka disa vende që e planifikojnë dhe poshtë moshës 12 por nuk ka asnjë studim të përfunduar.”, theksoi mjeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!