Për Ramën të gjitha zgjidhjet janë të arritshme nëse dialogu bëhet në një rrugë të përbashkët. Në bashkëbisedimin e tij me studentët nga Facebook-u, Rama tha se zgjidhjet nuk janë thjesht financiare, por është çështje vlerash universitare. Ai tregoi rastin e një studenti, i cili shprehej se nuk mund të dërgohej një grup përfaqësues pasi edhe Këshillat Studentorë nuk janë rinovuar që prej 2011-s.
“Nuk kam autorizimin t’i përmend emrin, por nuk është një gjë e shpikur. Studenti ka emrin, mbiemrin, fotografinë dhe thotë përshëndetje zoti Rama, u bë dita e pestë që protestoj. Keni kërkuar dialog, por si mund të dialogojnë mijëra studentë nga ne? Nëse vjen një përfaqësi studentësh do ishte e politizuar sepse që në vitin 2011 Këshilli Studentor nuk është rinovuar.
Pikërisht për këto arsye duhet dialog. Pse Zoti jam unë që i zgjidh në mënyrë magjike të gjitha nga lart. I shkruajmë kërkesa Zotit lart dhe e refuzojmë ta takojmë. Zgjidhjet të gjitha janë të mundura, por bëhet në një rrugë të përbashkët. Qeveria nuk futet dot në universitet. Zgjidhjet nuk janë thjesht financiare dhe monetare. Për atë qe kërkoni nga taksat ne i marrim përgjegjësitë, por nuk është vetëm çështje financiale, por çështje vlerash universitare.
Ne kemi gjetur një situatë ‘mos o Zot’ me 59 universitete ku 44 ishin private. Një numër për një milionë herë tetë herë më e madhe se Britania e Madhe. Ajo që ne bëmë është që ndërhymë duke mbyllur 22 universitete. Në këtë periudhë ne kemi ecur me akreditimin btritanik ashtu skundër në krye të bordit të akreditimit ishte këshilltari i kryeministrit. Sot kemi 100 % universitete të akredituara ndërkombtarisht. Qeveria nuk ka asnjë të drejtë sot mbi akreditimin. Si do zgjidhen? Më thoni si do zgjidhet çështja e doktoraturave, e titujve”, u shpreh Rama./abcnews.al