Ndarja nga jeta e mjekut të Kombëtares, Rama: S’e fitoi dot betejën me COVID, la një kujtim të pashlyeshëm

schedule14:11 - 13 Shtator, 2021

schedule 14:11 - 13 Shtator, 2021

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllim për ndarjen nga jeta të mjekut Ylli Mihali, fizioterapist i skuadrës kombëtare.

Rama shkruan në një status në rrjetet sociale se Mihali nuk ia doli betejës kundër armikut të padukshëm, COVID. Ai shton se bashkohet me dhimbjen e miqve dhe komunitetit sportiv.

“YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama. m.v/abcnews.al