Minuta e 65-të e ndeshjes dhe Camavinga do të jetë lëvizja e parë e Ancelottit, i cili fut në lojë francezin në vend të Eden Hazard.
Kalojnë vetëm 6 minuta, dhë në të 71’, Camavinga feston golin e parë si lojtar i Madridit për të nënshkruar një debutim historik.
Në moshën 18 vjeç e 306 ditë, Camavinga është lojtari i dytë më i ri që shënon në debutimin e tij për Real Madridin në La Liga në shekullin e 21, pas Rodrygo, i cili e bëri këtë kundër Osasunas në shtator 2019 kur ishte 18 vjeç e 259 ditë.
Në këtë moshë, francezi bëhet lojtari i 33-të më i ri që ka debutuar me Real Madridin në ligë, duke u renditur pas Camacho, i cili bërë atë kur ishte vetëm 18 vjeç e 268 ditë.
Camavinga hyn në listën e çudirave të “Los Blancos” duke u bashkuar me Vinicius dhe Rodrygo, dy nga shokët e tij të skuadres aktualisht.
Listën e kohës e kryeson Odegaard, i cili debutoi nga dora e Ancelottit në ligë vetëm 16 vjeç e 157 ditë duke tejkaluar rekordin që mbahej nga Losada, i cili debutoi 17 vjeç e 6 ditë. r.t/abcnews.al/