Një tjetër biznesmen do të udhëtojë në hapësirë këtë javë brenda kapsulës hapësinore SpaceX me një grup astro-turistësh. Ky projekt pritet të regjistrohet në historinë e hapësirës si fluturimi i parë hapësinor, me një ekuipazh të plotë qytetarësh, i cili do të nisë në orbitën e Tokës.
Jared Eisakman, themeluesi dhe CEO i kompanisë e-commerce Shift4 Payments, do të udhëheqë një ekip prej tre personash që do të dërgohen në hapësirë për herë të parë, në një udhëtim tre-ditor nga vendi i nisjes në Cape Canaveral, Florida.
Falcon 9 and Dragon in the hangar at Launch Complex 39A ahead of launching @inspiration4x pic.twitter.com/xSygsTmuHY
— SpaceX (@SpaceX) September 11, 2021
Ekuipazhi i kapsulës hapësinore quhet “Endurance” dhe është planifikuar të lëshohet nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA -s me një raketë Falcon 9 të ripërdorur. Ky fluturim mund të krijojë një epokë të re të turizmit hapësinor komercial. /abcnews.al