Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Kosova është e gatshme të aplikojë 3 masa të reja ndaj Serbisë. Kreu i shtetit serb nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht. “Mendoj se është e rëndësishme që ne të tregojmë rezitencë dhe kundërshtim të qëndrueshëm dhe të fortë, por gjithmonë të qetë, ndaj masave të tilla. Por do të shohim se çfarë do të ndërmarrin dhe në përputhje me atë do të marrim vendime”, tha Vuçiç.
Presidenti serb thotë se Kosova po i shkakton më së shumti shqetësim, frikë dhe ankth. Sipas tij “çmenduria e Prishtinës është e pafund, dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndalon këtë çmenduri”. Ndër të tjera, ai kërkoi përsëri reagimin dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve./abcnews.al