“Ëndërrojmë natën dhe punojmë ditën”, Pioli: Leao pikë e fortë e jona, Ibra nuk plaket kurrë

schedule21:20 - 12 Shtator, 2021

schedule 21:20 - 12 Shtator, 2021

Milani mundi Lazion me rezultatin 2-0 në një ndeshje të interpretuar shumë mirë dhe arriti të marrë fitoren e tretë radhazi në këtë start të Serie A. Pas ndeshjes për DAZN foli trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili ishte shumë i kënaqur me triumfin, megjithëse e di mirë se rruga është shumë e gjatë.

“Ëndrrat tona mbeten të mëdha, por ne duhet të ëndërrojmë gjatë natës dhe të punojmë gjatë ditës për t’i realizuar këto ëndrra. Kemi treguar se mund të luajmë mirë dhe se jemi të bindur për potencialin që kemi. Leao? Ai është një nga pikat tona të forta dhe mund të përmirësohet shumë, sidomos para portës. Është i ri dhe mos të harrojmë që ka vetëm dy sezone në Itali dhe ky është i treti.

 

E bukura kur stërvit lojtarë si ai dhe Rebic është se ata kanë karakteristika të ndryshme, por ne e ruajmë ekuilibrin. Ata kanë shpirt të madh sakrifice dhe aftësi për t’u përshtatur, ndaj kjo shërben për të vazhduar në këtë rrugë.

Goli i Zlatan? Ibra nuk kishte luajtur asnjë ndeshje në katër muaj dhe ishte i kënaqur që mori minuta që do e bëjnë atë të ndihet mirë për ndeshjet e ardhshme.

Ai nuk plaket kurrë dhe ka një pasion të madh, është zjarri që ai ka brenda që e mban në këtë formë. Ai futet për të fituar, gjithmonë stërvitet në maksimum dhe e bën me kënaqësi. Kur je kështu nuk e ndjen se vitet po kalojnë.

 

Besoj se çdo lojtar ka karakteristikat e tij, mbi të gjitha morale. Ju duhet të jeni të zotë të gjeni butonat e duhur për ta. Kur shikoni shokët më me përvojë të ekipit që stërviten dhe kanë fituar më parë, ata të mësojnë si të stërvitesh dhe të bëhet refleks.

Kam lojtarë të fortë si Giroud, Kjaer dhe Ibrahimovic, që na ndihmojnë shumë. Olivier dhe Messias na mungonin sot dhe janë lojtarë që me karakteristikat e tyre do të na duhen. Mentaliteti mund të trajtohet nga trajneri, por kampionët duhen dhe skuadra është e gjallë. Duhet të vazhdojmë me këtë shpirt, që të përballojmë vështirësitë me guxim”, përfundoi Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!