Albin Kurti: Vetëvendosje do të votojë pro ushtrisë

schedule16:45 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 16:45 - 9 Dhjetor, 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njoftoi se deputetët e kësaj partia do të votojnë pro ushtrisë në Kuvend. Megjithatë ai pati kritika sa i përket buxhetit për këtë çështje.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje: “Kushdo që të vije në seancën plenare në kuvendin e republikës, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të votojë për transformomin e forcës së sigurisë së Kosovës në drejtim të bërjes së saj ushtri të Kosovës dhe forcë e armatosur e republikës së Kosovës, siç ne besojmë se duhet të jetë ajo dhe duhet të bëhet e tillë. Çështja është që teksti i projektligjit në lexim të dytë do të ngelet në letër sa i përket transformimit të FSK-së nëse ne këtë nuk e shqoërojmë me buxhet shtesë. Është për të ardhur keq që propozim buxheti për vitin 2019 nga qeveria paraqet buxhet për FSK-në edhe në vitin e ardhshëm vetëm 58 milionë euro, e cila nuk është as 20% e Ministrisë së Infrastrukturës e cila do të ketë buxhet 300 milionë euro.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!