Magani: Dy golat na “goditën” fort, vazhdojmë me besim dhe kokën lart

schedule16:15 - 12 Shtator, 2021

schedule 16:15 - 12 Shtator, 2021

Egnatia e nisi me një humbje 1-3 ndaj Kukësit sot aventurën në Superiore. Pas ndeshjes për Super Sport foli trajneri i rrogozhinasve, Gugash Magani.

E merituan fitoren. Duhet të ishin evituar golat e pësuar. Në nisje ishim të barabartë më pas gabuam në të dy golat. Cilado skuadër bie psikologjikisht pas dy golave.

Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë dhe nëse do kishim shënuar më shpejt mund të barazonim. Kanë ardhur disa lojtarë që kanë vetëm 1 javë këtu dhe duan kohë. Vazhdojmë me kokën lart sepse kemi lojtarë që kanë dalë kampion dhe e njohin shumë mirë Superioren.

Portieri nuk është pika jonë më e fortë. Ka gabuar në disa raste dhe në dy gola sot. I dhashë besim sepse ka eksperiencë, gabimet janë pjesë e lojës. Nuk kemi zgjidhje, do i besojmë“, tha Magani. /abcnews.al