Nga Agim Blloshmi
30 vjet vuajtën për ujë. Në vitin 2019 u ndërtua një ujësjellës i ri, po uji ju vjen I ngrohtë dhe I ndotur. Duket se investimi I ri për 1000 banorët e fshatrave të njësisë administrative Hotolishtit të Librazhdit ka dështuar. ABC ndoqi shqetësimin e banorëve dhe pa nga afër se rrjetin 14 km i tubacioneve është mbi tokë.
“Uji vjen i ngrohtë dhe i ndotur, tubat janë çarë”, thotë një banor.
“Projekti ka dalë jashtë përdorimit 750 milionë vetëm të shtrijnë tubat. Janë me cilësi të dobët.”
Banorët kërkojnë që këto tuba të mbulohen patjetër, pasi tani uji ju vjen I ngrohtë ndërsa në dimër mund të ngrijnë. Ndërsa theksojnë se janë ankuar në Bashkinë e Librazhdit por s’kanë marrë përgjigje.
Abc u interesua pranë bashkisë dhe na u tha se për këtë ujësjellës janë shpenzuar rreth 52 milionë lekë pa TVSH. Kontraktor “BOE Kupa shpk” dhe “Ndërgjoni shpk” që ndërtuan ujësjellësin nënshkruan me bashkinë kontratën e fillimit të punimeve në maj të 2019 dhe përfundoi në nëntor të 2019.
Për mbikqyrjen e punimeve u lidh kontratë me “Zenit &co shpk”. Ndërsa kolaudimin e mori përsipër “Net Group shpk” që e përfundoi këtë detyrë në 31 nëntor 2019.
Mësohet se Bashkia ka marrë përkohësisht në dorëzim ujësjellësin por ka mbajtur rreth 3 milionë lekë ose 5% të vlerës së kontratës si garanci për riparimin dhe korrigjimin e defekteve gjatë punimeve. Ato parashikohen të mbyllen deri në fund të këtij vit. Në të kundërt sipas kontratës Bashkia e Librazhdit, sqaron se do ti kryejë vetë punimet, kurse kontraktori do penalizohet. /abcnews.al