Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës,Ferdinand Xhaferaj këtë të dielë ka reaguar serish në lidhje me situatën e grumbullimit të plehrave në Porto Romano në Durrës.
Sipas tij para dy ditësh 2021 Bashkia e qytetit ka shpallur tenderin fiktiv te prokurimit “Me negocim pa njoftim” per ti dhene 10 milion Euro, Klodian Zotos dhe Arben Ahmetaj, një tender që po bëhet në shkelje me ligjin ka theksuar ai.
Ndër të tjera ai kërkon që SPAK e ka të domosdoshme për të hapur një filial në Durrës për të hetuar të gjithë këtë skemë korruptive të plehrave.
Deklarata e plotë:
Ashtu siç është bërë e ditur tashmë per te gjithe opinionin publik dhe per qytetaret durrsake, mafja e plehrave ka gllabeuar miliona euro jo vetem ne Durres, por edhe ne qytete te tjera Shqiperise.
Ndotja mjedisore është e dukshme cdo ditë në qytet. Durrësi kaloi një sezon turistik te mbuluar nga plehrat sikurse duket edhe situata aktuale ne Porto Romano. Gjate gjithe sezonit turistik u orkestrua mbulimi i qytetit nga plehrat dhe djegia e tyre masive. Pra, u vendosem para nje krize te sajuar mjedisore dhe shendetsore per te arritur tek shpallja e tenderit te dy diteve me pare.
Me 10 Shtator 2021 Bashkia e qytetit ka shpallur tenderin fiktiv te prokurimit “Me negocim pa njoftim” per ti dhene 10 milion Euro, Klodian Zotos dhe Arben Ahmetaj.
Gjithcka po behet ne shkelje te hapur te ligjit dhe pse?
Se pari, Këshilli Bashkiak me Vendim Nr.68 datë 10.06.2021 “Për miratimin e Skenarit të Menaxhimit të Mbetjeve” ka miratuar jo vetem tarifën 40.57 Euro/ton, por edhe dërgimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës. Pra, që me vendimin e Qershorit të këtij viti, Bashkia e ka caktuar fituesin për depozitimin e mbetjeve. Çfarë negocimi do bëjë Bashkia Durrës?
Edhe kjo tarife eshte ne shkelje te ligjit, sepse sipas strategjise sektoriale te miratuar nga kjo qeveri me Vendimin Nr 1 te Keshillit Kombetar te Territorit date 13.01.2020, në pikën 8.8.4 “Përllogaritja e kostos se mbetjeve për Zonen Tiranë-Durrës” faqja 124-125 e këtij dokumenti shpreh: “… bashkite qe perdorin impjantin e incenerimit te mbetjeve do te paguajne nje tarife hyrese prej 29 euro/ton…” Nga 29 euro/ton ne 2020 shkojme ne 41 euro/ton ne 2021.
Së dyti, sipas Udhëzimit Nr.06 datë 16.07.2021 te Agjensise se Prokurimit Publik, pika 6.) procedura “me negocim, pa njoftim” parashikon dërgimin e ftesës për pjesëmarrje të paktën tek tre operatorë ekonomikë, që të mos shmanget konkurenca. Bashkia e ka vendosur Landfillin e Sharrës, pra kujt tjeter do t’i dergoj njoftim? Keto shkelje flagrante te ligjit nxjerrin lakuriq proceduren fiktive dhe korruptive.
Së treti, edhe vlera qe po prokurohet eshte ne kundershtim me ligjin.
Bashkia po jep 10 milion Euro qe eshte vlera e 4 viteve bazuar ne Vendimin e Keshillit Bashkiak Nr 97 date 04.08.2021. Duke vepruar ne kete menyre, qeveria lokale shkel VKM me Nr. 496 date 30.07.2021. Kjo VKM ne piken 2, percakton negocimin per cdo vit fiskal.
Te gjitha keto deshmojne se tenderi i shpallur 2 dite me pare eshte akti final i katastrofes mjedisore dhe shendetsore qe orkestroi qeveria kete vere, me djegjen e plehrave ne qytet.
Me skandalin me te madh te 30 viteve te fundit, te shkaterrimit te portit te Durresit per afera korruptive, me skandalin e velieres qe tregon shperdorimin masiv te fondeve publike dhe me skandalin e plehrave, ku babezia qeveritare shkoi deri ne rrezikimin e shendetit te qytetareve, eshte plotesisht e qarte dhe e domosdoshme qe SPAK te hape nje filial ne Durres./abcnews.al