Deri më tani në vendin tonë janë 700 mijë qytetarë që janë vaksinuar kundër COVID, plotësisht me të dyja dozat.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al