Në 20 vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, Presidenti Joe Biden mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të “pushtojnë” të gjitha vendet ku ndodhet “Al Kaeda”.
Cila është strategjia?
“A duhet të pushtojmë të gjitha vendet ku ndodhet Al Kaeda dhe të lëmë ushtarë? “Le të jemi seriozë” shtoi ai. Biden tha gjithashtu se amerikanët kishin përfunduar misionin e tyre kur vranë Osama bin Laden, themeluesin e Al Kaedës, dhe se ata po neutralizonin rrjetin në bazën e tij në Afganistan.
Por ish -Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili nuk mori pjesë në asnjë nga shërbimet përkujtimore të 11 Shtatorit, u shfaq pranë “Tower Trump”.
Ai kritikoi Presidentin Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Trump foli për tërheqjen “e tmerrshme” të amerikanëve nga Afganistani dhe “paaftësi” të Biden në përfundimin e luftës më të gjatë amerikane./ Abcnews.al