Benjamin Mendy do ta kalojë pjesën e mbetur të vitit 2021 në burg. Një gjykatë në Angli ka mohuar lirimin me garanci pasurore për lojtarin e Manchester City.
Mendy u arrestua ne gusht nga policia britanike pasi akuzohet për përdhunimin e tre grave, njëra prej të cilave minorene. Së bashku me francezin u arrestua edhe një njeri i afërt i tij, por që më pas u lirua me garanci pasurore, gjë që i është mohuar Mendy.
Seanca e parë e mirëfilltë gjyqësore do të zhvillohet në 24 janar, çka do të thotë se Mendy do qëndrojë në burg deri në atë datë. Mediat angleze bëjnë të ditur se lojtari i Manchester City dhe kampioni i Botës me Francën do ta ketë shumë të vështirë ti shpëtojë burgut. /abcnews.al/

