Demokratët grisin fletën për Lindita Nikollën, aleatët e Bashës e hedhin në kuti

schedule17:55 - 10 Shtator, 2021

schedule 17:55 - 10 Shtator, 2021

Ndërkohë, që deputetë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike po grisin të gjithë fletët e votimit për Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit, aleatët po vijojnë me procedurën.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i pari që votoi duke hedhur fletën në kuti. Gjithashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë. Po ashtu, edhe deputetët e LSI, Agron Çela, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho votuan sipas procedurës.

Kujtojmë se Lulzim Basha i ka udhëzuar të gjithë deputetët që të votojnë kundër Lindita Nikollës, ndërsa demokratët po demostrojnë kundërshtinë e tyre edhe duke grisur fletën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!