Juventus fiton derbin e Italisë ndaj Interit. Bardhezinjtë fituan me shifrat minimale 1-0 me gol të shënuar nga Mario Mandzukiç në pjesën e dytë. Zonja e vjetër vijon e qetë rrugën drejt titullit kampion.
Juventus i jep një shuplakë të fortë Interit. Bardhezinjtë fituan derbin e Italisë me shifrat minimale 1-0 falë golit të shënuar nga Mario Mandzukiç në minutë e 65. Sfida ishte interesante dhe të dyja skuadrat krijuan raste të shumta shënimi.
Në fund buzëqeshja i shkoi të zotëve të shtëpisë që thellojnë diferencën ne 14 pikë me zikaltërit që mund të cilësohen jashtë garës për titullin kampion. Në minutën e 13-të Interi provon me mbrojtësin Versaliko, goditje e të cilit pritet lehtësisht nga Szczęsny. Është sërish Interi në të 28 minutë me Gagliardini, por shtylla shpëton Juventusin. Bardhezinjtë reagojnë me Bentacur në minutën e 35-të, por topi shkon në këndore.
Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Fraksioni i dyte i lojës nis me një mundësi të artë për Interin që shpërdoron me Politanon. Ronaldo kërkon të befasojë në të 58-n minutë, por topi shkon jashtë kuadradit.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutn e 65-të. Ish lojtari i interit Cancelo asiston për Mandzukiç i cili e dërgon lehtësisht topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë i kroatit ndaj skuadrës së Interit. Në minutat e mbetura skuadrat tentojnë golin, por pa rezultat. Juventus koleksionon tre pikët e radhës dhe vazhdon i qetë rrugëtimin drejt titulit kampion, ndërkohë që Interi nuk është ende skuadra anti-Juve./abcnews.al