Përgatiten ndryshime në futboll, Arsene Wenger shpjegon se çfarë do të ndodhë

schedule17:01 - 9 Shtator, 2021

schedule 17:01 - 9 Shtator, 2021

FIFA po përballet me probleme dhe ankesa nga lojtarët dhe klubet për numrin e lartë të ndeshjeve që duhet të luajnë. Ish trajneri i Arsenalit dhe tashmë shef në zhvillimin e futbollit në FIFA, Arsene Wenger ka shpjeguar për problemet aktuale të futbollit dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre si dhe për zhvillimin e Kupës së Botës cdo dy vjet.

“Të gjithë janë të shqetësuar për sasinë dhe cilësinë e ndeshjeve që luajnë. Do të mundohemi të bëjmë më pak udhëtime dhe më pak ndryshime klimatike. Mënyra e kombinimit të ndeshjeve të ekipeve dhe kombëtare nuk është më e përshtatshme. Ne duhet të zvogëlojmë sasinë e ndeshjeve, por ato duhet të jenë shumë më interesante. Tifozët duan ndeshje më të rëndësishme.” “Kalendari aktual është i vjetëruar. Në shtator tashmë ekziston ndalesa e parë, në tetor e dyta, në nëntor e treta dhe në mars ndalesa e katërt për kombëtaret. Në qershor fillon ndalesa e fundit dhe në korrik starton sezoni i ri. E gjithë kjo është shumë.

Ka të bëjë me riorganizimin e raundeve kualifikuese për të shmangur udhëtimet. Gushti dhe shtatori do të ishin për futbollin e klubeve dhe tetori për raundet kualifikuese. Nga nëntori deri në fund të sezonit përsëri për futbollin e klubeve. Logjikisht, vera do të mbetej për fazat përfundimtare si Kupa e Botës, Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës. “Gjithçka duhet të riorganizohet. Përfitimet do të jenë për të gjithë, duke filluar me klubet. Nuk do të ketë ndalesa. COVID ka ndryshuar situatën. Ne kemi vendosur të riorganizojmë orarin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Kur të vendoset, ne do të kthehemi në Kupën e Botës për Klube dhe do të shohim nëse ka nevojë për ndryshime. ‘’146 federata kanë kërkuar ta organizojnë Kupën e Botës në dy vjet dhe në dhjetor do të shohim çdo të ndodhë. Përgjigja nga të gjithë ka qenë shumë pozitive, madje edhe nga futbollistët aktiv. Më 19 dhjetor do të mësohet, nëse federatat e miratojnë. Ka shumë federata që nuk kanë luajtur ende një Kupë Bote. Ndalesat kombëtare janë më të këqijat për ekipet dhe këtë e them sepse unë kanë qenë trajner klubi për një kohë të gjatë”. /abcnews.al/