Zjarri në Tetovë, Pendarovski: Nuk ka ndonjë të dhënë se zjarri është vënë me qëllim

schedule14:14 - 9 Shtator, 2021

schedule 14:14 - 9 Shtator, 2021

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski është shprehur sot nga Spitali i Tetovës se deri më tani nuk ka ndonjë indikator që të sugjerojë se zjarri është vënë me qëllim.

Nga vendi i ngjarjes tha se ndodhej aty për të shprehur solidaritet me familjet e viktimave.

“Prokuroi Publik më njoftoi se po përfundojnë me hetimet dhe pastaj në një periudhë sa më të shkurtë të dalin me raportin e tyre. Procedura është që ata japin urdhër tek institucionet e tjera”, tha Pendarovski.

Kreu i shëtit deklaroi gjithashtu se pas marrjes së raportit do të shihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka ndonjë shkak njerëzor në këtë rast. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!