Pak orë pasi u bë me djalë, Besnik Qaka rrëfehet nga materniteti ekskluzivisht për ABC

schedule10:36 - 9 Shtator, 2021

schedule 10:36 - 9 Shtator, 2021

Këngëtari shqiptar, Besnik Qaka, i njohur si vokalisti i NRG Band, është bërë baba për herë të dytë.

LEXO EDHE: Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të të birit

Në një lidhje me “Skype” nga spitali në Prishtinë, ai ka ndarë detaje nga ky moment i rëndësishëm i jetës së tij.

Besniku ka zbuluar se ndihet shumë i emocionuar dhe nga shikimi i pari duket se vogëlushi i ngjan më shumë të ëmës. Në këtë mënyrë, ai tregoi për “ABC e Mëngjesit” edhe se gjendja shëndetësore e bashkëshortes është shumë mirë.

“Lindja ka ndodhur në mesnatë, diku nga ora 3-4, por e bëra publike pak më vonë se isha i angazhuar me pak emocione.

Gjatë lindjes ishin shumë emocione. Jam ndjerë shumë mirë. Zakonisht gocat janë për baba dhe çunat pak më shumë me nënën. Po unë kam një ndjesi shumë të madhe për të dy.

Bashkëshortja është shumë mirë, perfektë. Djali duket me shikimin e parë që do t’i ngjajë mamasë, ndërsa goca më ka ngjarë mua”.

Më tej, ai ka folur edhe për muzikën, duke u shprehur se kënga e fundit “Për ty” ka rezultuar një sukses i vërtetë.

Sipas Besnikut, çelsi i suksesit të grupit NRG Band, është që pavarësisht vështirësive, nuk duhet të dorëzohesh asnjëherë.

Për ty’ është prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, jam shumë i kënaqur. Po na shpërblehet i gjithë ai mundi.

Çelsi i suksesit është mënyra më e mirë për të mbajtur një grup të lidhur. Çelsi i suksesit është mos të dorëzohesh edhe kur je më poshtë. Gjithmonë ka për të pas prurje të reja, por nuk bën të dorëzohesh”.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!