EMRI/ Kapet me automatik, i vihen prangat 37-vjeçarit në Berat

schedule09:47 - 9 Shtator, 2021

schedule 09:47 - 9 Shtator, 2021

Berat- Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë është arrestuar për shkak se është kapur me armë.

Sipas policisë si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Goditet brenda javës, rasti i dytë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Beratit.

Vijojn kontrollet nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që posedonte armë zjarri.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Kleandro Korçari, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. /abcneës.al/