Skënderbeu shkon për fitoren në ndeshjen e Superligës në Vlorë. Gjithsesi, trajneri Daja pohon se ndaj Flamurtarit ka disa probleme në skuadër.
Pushimi padyshim që bëri mirë.
Skënderbeu, siç thuhet “me dy kunguj nën një sqetull”, pati një javë kohë për t’u përqënduar vetëm tek ndeshja e radhës në Superligë.
Luhet në Vlorë ndaj Flamurtarit, një fushë dhe një rival tradicionalisht i vështirë, dhe pavarësisht rikuperimit të energjive, gjendja nuk është më e mira e mundshme.
Trajneri Daja tregon se përse.
“Na bëri mirë pushimi, por kemi dëmtime. Iu shtua edhe dëmtimi i Lilajt me kombëtaren. Por, kemi kontigjent për të vazhduar me rezultatet positive”.
Kryesuesit e Superligës natyrisht që e kanë analizuar kundërshtarin.
Çfarë përfundimesh ka nxjerrë Daja?
“Nuk flas dot teknikisht për ndeshjen, por për fitoren duhet të djersijmë shumë, Flam. Ka lojtarë shumë të mire”.
Skënderbeu është në vend të parë të kampionatit me 25 pikë pas fazës së parë, ndërsa Flamurtari i treti me 16./abcnews.al