Vetëm 4 muaj pasi bën publike lidhjen, çifti i njohur janë në pritje të një fëmije

schedule07:35 - 9 Shtator, 2021

schedule 07:35 - 9 Shtator, 2021

Çifti i njohur, Olivia Munn dhe John Mulaney priten të bëhen së shpejti prindër. Ishte vetë John që konfirmoi lajmin e ëmbël të martën në “Late Night With Seth Meyers”.

Ai foli dhe për mbështetjen që i ka dhënë aktorja gjatë rehabilitimit për shkak të abuzimit me drogën dhe alkoolin.

“Unë hyra në këtë marrëdhënie që ishte vërtet e bukur me dikë të pabesueshëm. Ajo më ka mbajtur dorën nëpër atë ferr dhe ne do të kemi një fëmijë së bashku”, u shpreh John.

Kujtojmë që dyshja u takuan për herë të parë në dasmën e Seth Meyers në 2013, por vetëm para katër muajsh e bënë publike për herë të pare romancën e tyre./abcnews.al